NJOFTIM !
Lidhja e Pensionistëve të Kosovës njofton opinionin publik se:
Pensionistët e Kosovës, prej vitit 1999, nuk kanë marrë pensionet e tyre dhe kanë rënë në një pozitë të padurueshme ekzistenciale. Ata, bashkë me familjet e tyre, janë popullata më e rrezikuar e Kosovës.
Lidhja e Pensionistëve të Kosovës rialarmon opinion se:
- Serbia, duke mos repektuar normat më themelore ndërkombëare ajo me cinizëm dhe kryeneqësi ka bllokuar në bankat e Beogradit pensionet për pensionitët kosovarë që kanë kontrubuar me dekada.
- Qeveria serbe rregullisht ua paguan pensionet kosovaro-serbëve në Kosovë, ndërsa atyre që e kanë lëshuar Kosovën ua paguan atje ku janë vendosur.
- Prej vitit 1999, Institucionet e Kosovës, ato ndërkombëtare si dhe përfaqësuesit e partive politike, përfaqësuesëve të pensionistëve të Kosovës u kanë dhënë vetëm premtime dhe asgjë më shumë.
- Kjo mospërfillje dhe përbuzje e vazhdueshme ndaj kërkesave legjitime të më se 60 mijë pensionistëve, ka shkaktuar dhe po shkakton gjithnjë e më e më shumë revoltë dhe indinjatë të papërshkruar tek pensionistët dhe antarët e familjeve të tyre.
Shkrimet dhe reagimet e juaja lidhur me këtë çështje mund t'i dërgoni në adresën elektronike: pensionistet@trepca.net
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Artikuj dhe dokumente lidhur me çështjen e pazgjidhur të Pensionistëve të Kosovës
|