|  KULTURË  |  HISTORI  |   POLITIKË  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |
Letër e hapur e shoqërisë civile, qytetareve dhe personaliteteve të ndryshme në mbrojtje të Lirisë së shprehjes dhe shtypit
Shqetësimet Vazhdojnë
 Letra në Anglisht  
Prishtinë, 18 qershor 2009 /TN

Javëve të fundit, publiku kosovar ka qenë dëshmitar i një debati mbi lirinë e shprehjes, Kodin e etikës në gazetari dhe informimin në Kosovë. Ky debat nxori në pah gjendjen e vërtetë me të gjitha mëngësitë e veta sa i përket lirive themelore të të drejtave të njeriut në Kosovë, e në veçanti drejtat themelore civile dhe politike.

Deklaratën e 10 qershorit 2009 të Qeverisë së Republikës së Kosovës e vlerësojmë si hap pozitiv dhe në drejtim të duhur edhe pse ku hap ishte shume i vonuar dhe i kufizuar. I mirëpresim deklaratat për angazhimin për të mbështetur lirinë e shprehjes. Mirëpo, konsiderojmë që kjo deklaratë nuk është e mjaftueshme.

Deklarata e Qeverisë do të duhej që në mënyrë të qartë dhe të prerë t’i dënojë kërcënimet ndaj lirisë së shtypit dhe shprehjes që së fundi janë bërë ndaj stafit të BIRN-it dhe programit televiziv Jeta në Kosovë.

Institucionet e Republikës së Kosovës e kanë për obligim që ta sigurojnë publikun kosovar se mirëpresin gazetari kritike, monitoruese dhe të hapur në kuadër të gazetarisë profesionale dhe se partneritetin me medien qeveria duhet ta  sheh si një bashkëpunim të sinqertë, e jo si mund ta keqkuptojë dikush si tendencë për “kontroll totalitar të mediave”.

Andaj, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës:

Që në mënyrë të qartë dhe të prerë t'i dënojë fuqimisht kërcënimet për jetë të Infopressit ndaj stafit të emisionit Jeta në Kosovë si dhe kërcënimet tjera ndaj shprehjes së lirë;

Që me para të taksapaguesve kosovarë të MOS financojë gazeta apo mediume të tjera që promovojnë shkeljen e të drejtave të lirisë së shprehjes dhe bëjnë kërcënime për jetë ndaj qytetarëve të Kosovës;

T’i përmbajë përkrahësit, kryetarët e komunave dhe lojalistët e partisë nga akuzat dhe emërtimet e gazetarëve kritikues si spiun, tradhtar etj., e posaçërisht nga kërkesat që gazetarët të përjashtohen nga puna për shkak të kritikave ndaj Qeverisë;

Të zbatojë në nivel qendror dhe të kërkojë nga niveli komunal zbatimin e plotë të Ligjit për Qasje në Dokumente Zyrtare që kërkon edhe bashkëpunimin e plotë të shërbyesve civil në nivelin komunal me gazetarë dhe qytetarë.

Ndërsa, Kuvendit të Kosovës i bëjmë thirrje që në përkrahje të mediave të pavarura, shprehjes së lirë, e posaqërisht në përkrahje të transmetuesit publik të pavarur, të kërkojë:

Rishqyrtimin e vendimit për zgjedhjen e z. Hajredin Kuçi si kryesues i Komisionit Ad-Hoc për Përzgjedhjen e Bordit të RTK-së.  Si zv. Kryeministër i Kosovës do të ishte kundër praktikave më të mira ndërkombëtare dhe zotimeve të Qeverisë që z. Kuçi të kryesojë procesin e zgjedhjes së Bordit të transmetuesit publik;

të angazhohet për zgjedhjen sa më të shpejtë të bordit të RTK-së, proces i cili është vonuar gati tri (3) vjet;

Zhvillimi i demokracisë dhe shoqërisë së hapur nuk mund të ketë sukses në një mjedis armiqësor ndaj individëve dhe organizatave që janë kritikë ndaj institucioneve vendimmarrëse.
Më tutje, një ambient si ky degradon Kosovën si shtet dhe minon përpjekjet shumë vjeçare për demokraci dhe integrim në BE dhe NATO. Andaj, kërkojmë hapa konkret nga Institucionet e Kosovës për t’i marrë parasysh pikat e parashtruara më lartë.
  

Lista e: qytetarëve, personaliteteve, shoqatave dhe organizatave të shoqërisë civile, që mbështesin reagimin kundër kërcënimeve ndaj lirisë së fjalës dhe shtypit në Kosovë, të shprehura në letrën e hapur “Shqetësimet Vazhdojnë”

Lista e qytetareve dhe personaliteteve: 

Tim Judah (Gazetar), Matt Prodger (Reporter, BBC), Trazhgim Sokolaj (Redaktor i Aktualitetit Gazeta "Panorama"), Sokol Balla (Top Channel), Nicholas Wood (former BBC reporter), Jeremy Harding (London Review of Books), Dardan Malaj (Redaktor i  Politikes Gazeta “SHQIP”), Arsim Mulliqaj  (AMC Press), Gjergj Erebara (AENews Editor in Chief),  Solveig Gram Jensen (Danish reporter), Gaelle Perrio (Journaliste France), Eol Çashku (APTN Producer & Cameraman), Alban Dudushi (Drejtues i emisionit Top Shou), Haki Abazi, Shpend Ahmeti (GAP Instituti),  Verena Knaus (ESI -Berlin), Erolld Belegu, Scarlett MccGwire,  Engjellusha Morina, Afrim Demiri, Adri Nurellari, Bardh Frangu, Ilir Hoxha, Alban Muja (Artist), Florin LATA, Xhelal Neziri (Freelance journalist-Macedonia), Habjon Hasani (Gazetar - Gazeta “Albania”) Ramadan Ilazi (FOL’08), Magali Perrichet Çashku, Kujtim Çashku (Rektor  - Akademia e Filmit & Multimedias MARUBI), Mustafa Nano (Emisioni Déjà vu), Belgzim Kamberi (Këshilli për te Drejtat e Njeriut), Ariana Qosaj Mustafa, Shkelzen Maliqi, Linda Abazi-Morina, Vesa Sahatçiu, Jeton Krasniqi, Adelina Berisha, Astrit Istrefi, Astrit Sahiti, Leonora Mehmeti,  Agron Syla, Armend Bekaj, Iliriana Bajraktari, Arta Avdiu, Daradan Selimaj, Valid Zhubi, Valbona Shujaku, Bardhyl Oseku

Organizatat – Shoqatat: 

Shoqata e familjareve te te zhdukurve " 22 maji " (Vushtrri), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR – Prishtine), Klubi për Politikë të Jashtme (Prishtinë), Instituti për Studime të Avancuara (GAP - Prishtinë), Aksioni Qytetar FOL’08 (Prishtinë), Këshilli Britaniko-Shqiptaro-Kosovar - British Albanian Kosovar Council, Human Rights House (Sarajevo BiH), Fondacioni për Iniciativa Demokratike (Gjakove), Platforma CiviKos, Forumi për Iniciativë Qytetare (Prishtinë), Qendra për Politika dhe Avokim (Prishtinë),  Qendra Burimore për Trajnime dhe Avokim (Prishtinë), Rrjeti i Grave të Kosovës (87 organizata anëtare), Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI-Prizren, Prishtinë), Fondacioni i Kosovës për Shoqëri  Civile (KCSF-Prishtinë),  Këshilli Rinor i Kosovës, Syri i Vizionit (Pejë), Lëvizja MJAFT (Shqipëri), Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Gjilan), Iniciativa për Progres (Ferizaj), Community Building Mitrovica (Mitrovicë), Qendra Rinore Fisniket, Qendra Rinore Atë Lorenc Mazrreku, Asociacioni i të Rinjve për Drejtat e Njeriut (Lipjan), OJQ “Zana” (Klinë)OJQ "Mingos", Radio "Globi", OJQ " ECO", OJQ "Meselation", OJQ "Me Dore ne Zemer", Radio "Vicianum" (Vushtrri), Skena Up, Stafi i Revistes "M-magazine", Shoqata e Gazetareve (Mitrovice), Qendra e Resurseve – Universiteti i Prishtines, Emancipimi Civil “Ma ndryshe”, OJQ "OAZA", Shoqata e Gruas "7 Shtatori", OJQ "Venera", OJQ "Alma", Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë - Dokufest , Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore, Kosova Poppulation Foundation, OMP LANSDOWNE (Gjilan), Aksioni kundër dhunës dhe ndërtimi i paqes  (Gjilan), NGO Integra, Këshilli për mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne Bujanoc, Asociacioni i Gazetareve (Mitrovice), Pro Peace Platform, SMART (Vushtrri), OJQ "Linda" Stanofc i Ulët - Komuna Vushtrri,  Shoqata e Juristeve NORMA (Prishtinë), Dora Dorës (Prizren), Komiteti i Grave te Verbra te Kosovës (Prishtinë),  Qendra për Mirëqenien e Gruas (Peje), OJQ Konsumatori, Asociacioni i Gazetarëve “Haki Braha” (Ferizaj)

----------------------------
50 – qytetar dhe personalitete të Kosovës dhe Ndërkombëtare  
55 - shoqata, organizata të shoqërisë civile kane nënshkruar

Qershor 2009, Prishtinë-Republika e Kosovës

-----------------------------------------------------------------

Reagim nga Zyra Civile Ndërkombëtare - Përfaqësuesi Special i BE-së (z. Peter Faith) 4 qershor 2009          | En | Sr | Sq |

  
Balkan Insight

4 qershor 2009

Gazetarja në shënjestër

Gazetarja kosovare Jeta Xharra është spiune e Beogradit, për ata që i besojnë fushatës së filluar nga shtypi pro-qeveritar javën e kaluar duke pasur në shënjestër emisionin “Jeta në Kosovë”, të cilin e udhëheq Xharra në televizionin publik ku ajo ka guxim të adresojë tema kontroverse dhe tabu.

Xharra është drejtoresha e BIRN-it në Kosovë, i cili e prodhon “Jeta në Kosovë” që transmetohet në transmetuesin publik RTK. Titujt kryesorë të ballinave të gazetës Infopress arritën kulmin ditëve të fundit, duke thënë se “Jeta Xharra është një Agjente e Policisë Sekrete Serbe,” dhe duke thirrur për heqjen e programit nga skema programore.

“Është një akuzë bombastike në një shoqëri akoma të traumatizuar nga represioni serb dhe krimet e luftës dhe është një nxitje e pastër për vepra të dhunshme kundër stafit tonë në Kosovë”- tha Xharra.

Të enjten, Infopress botoi një kërcënim me jetë kundër Xharrës, duke komentuar se: “Jeta ia bëri vetes që të mos ketë jetë të gjatë”.

Situata u intensifikua pas edicionit të datës 28 maj të emisionit, i cili iu dedikua lirisë së shprehjes në Kosovë. U diskutua se si reklamat e qeverisë përdoren për të ndikuar në media dhe përjashtimet e fundit të gazetarëve të tjerë të cilët nuk iu shkuan për shtati autoriteteve.

Emisioni pati edhe një reportazh në të cilin ekipi i lajmeve i BIRN-it në Kosovë u nxor jashtë nga Zyra për Informim Publik të Komunës së Skenderajt në Drenicë, Kosovën qëndrore dhe më vonë u detyruan të largohen nga qyteti nga një person i armatosur, i cili edhe e konfiskoi xhirimin.

Gazeta Infopress, e cila gëzon pjesën më të madhe të reklamave të qeverisë, ka udhëhequr fushatën me një sërë artikujsh nxitës për Xharrën dhe emisionin, duke pohuar se Xharra dhe emisioni  kanë synuar ta denigrojnë rajonin e Drenicës. Pasuan e-maila kërcënues, përfshirë edhe kërcënime për jetë dhe vetë gazeta haptazi publikoi letra fyese dhe kërcënuese nga lexuesit.

Xharra tha: “Ne nuk kemi asgjë kundër Drenicës. Këto janë njollosje të egra dhe manipuluese. Përkundrazi, emisioni jonë në shumë raste është marrë me neglizhencën e zyrtarëve që kanë kontribuar në varfërinë e vazhdueshme në Drenicë/Skenderaj.”

Duke pasur parasysh afërsinë e Infopressit me qeverinë, ajo shtoi: “Do të doja të shihja qeverinë që haptazi distancohet nga këto sulme të turpshme. Duhet të sigurohemi që kjo nuk është as pjesë e një fushate më të gjerë për ta futur transmetuesin publik nën kontroll shtetëror, e as fushatë për ta heshtur një burim të paanshëm të informacionit para zgjedhjeve lokale të parapara për këtë vjeshtë”.

“Jeta në Kosovë” është një emision i famshëm përkundër kërcënimeve me vdekje, akuzave për spiunim dhe shtyp negativ. Emisioni prekë tema tabu duke filluar nga homoseksualiteti deri në korrupsionin e zyrtarëve publik dhe është emisioni më i shikuar në Kosovë i çështjeve aktuale.

 

|  KULTURË  |  HISTORI  |   POLITIKË  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |
 
 
Copyright©2000-2009 Trepca.net