|  KULTURË  |  HISTORI  |   POLITIKË  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |
E drejta për pension në Kosovë
 
   

Prishtinë, korrik 2002 (Angelfire.com)

Në Kosovë ka filluar dorëzimi i aplikacioneve për shpërndarjen e pensioneve për rreth 130 mijë persona të moshës, mbi 65 vjeç. Këtë të drejte do ta kenë të gjithë njerëzit e kësaj moshe, pavarësisht nëse më parë e kanë realizuar të drejtën e pensionit apo jo. Sasia e kësaj ndihme do të jetë 28 euro, me mundësi korrigjimi më vonë. Por ndihma si ndihmë do të jetë e përherëshme.

Kosova, është i vetmi vend në Ballkan, i cili akoma nuk ka fonde për pensionet. Mbi 100 mijë pensionistë në Kosovë, nuk kanë marrë pensionet e tyre prej katër 4 vjetësh. Ministri për punë dhe mirëqënje sociale në Kosovë, Ahmet Isufi, tha se ndarja e shumës prej 28 euro për persona të moshës mbi 65 vjeçarë, është një formë e re e pensioneve të pleqërisë.

Ministri Isufi, thotë se kjo nuk është zgjidhja më e mirë, por në çdo rrethanë shënon fillimin e zgjidhjes së këtij problemi. Ministri Isufi është i mendimit se problemi i pensionistëve në Kosovë, do të zgjidhet, kur Serbia do t'i kthej fondet e pensionistëve, të cilat, sipas tij janë plaçkitur nga Serbia.




LALOVI«: KosovarŽve do t’u jepen pensionet kur t’i paguajnŽ kontributet nŽ Beograd (25 mars 2005 (Evropa e lirë)
 
|  KULTURË  |  HISTORI  |   POLITIKË  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |
 
 
Copyright©2000-2009 Trepca.net